Këngëtaret Ganimete Abazi dhe Violeta Kajtazi ishin prezente në festën e ditëlindjes së këngëtares tjetër, Fjolla Morina.
Ekipi i ‘Mirage’ po qëndronte aty, teksa ndali për prononcim të dy këngëtaret. Këto dy të fundit rrëfyen një ngjarje të pazakontë.
Këngëtarja Abazi dhe Kajtazi treguan se në ditën e parë të festës së Ramazanit, për pak sa nuk u aksidentuan nga tri vetura teksa kishin dalë të ecin.
“Jemi kanë tu ecë, me kalu pak kohë, hajde dalim ecim. Tri herë u kanë tu na shkelë kerri neve dyjave, shpëtuam pa na shkelë. Tamam në ditën e parë”, ka thënë këngëtarja Kajtazi.
Të pyetura për afërsinë që kanë me yllin e estradës, këngëtaret kanë thënë se e njohin Fjollën që nga fëmijëria.
“Fjollën e njohim si të vogël kështu që e kemi simpati ndaj saj, se është një femër me të vërtetë me shumë tipare të mira”, ka thënë ndër të tjera Violeta Kajtazi.
Të dy këngëtaret i uruan Fjolla Morinës shëndet dhe të gjitha të mirat për ditëlindjen e saj të 36-të.