Fjalë Kyçe

Imzot Dodë Gjergji: U uroj agjërim të lehtë vëllezërve tanë që janë konvertuar në Islam

Imzot Dodë Gjergji: U uroj agjërim të lehtë vëllezërve tanë që janë konvertuar në Islam

Disa qindra besimtarë katolikë, të shtunën mbrëma, festuan Pashkët në Kosovë duke marrë pjesë në ceremoninë kryesore të mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit.

Mesha nisi me simbolikën e zjarrit që simbolizon ngrohjen e dashurisë hyjnore për botën dhe për të gjithë krijesat e tij dhe vazhdoi disa lexime për jetën, mëkatet dhe veprat e Zotit.

Imzot Dodë Gjergji tha se vetëm Krishti mund t’i nxjerrë njerëzit nga errësira e frikës dhe pasiguria e jetës.

Ai madje, me rastin muajit të Ramazanit, i uroi edhe besimtarët që janë konvertuar në Islam, duke u uruar agjërim të lehtë.

“Dëshiroj të shpreh urimin tonë për të gjithaq ata që agjërojnë dhe u uroj vëllezërve tanë që janë konvertuar në islam gjatë kohës, të kenë një agjërim të lehtë”.

Ai tha se Krishti është shpëtimtar i të gjithë botës jo vetëm besimtarëve të krishterë, njofton Klankosova.

“Edhe pse Krishti është shpëtimtar i yni ne asnjëherë s’duhet menduar se shpëtimi i tij na takon vetëm ne, ai ka vdekur për të gjithë, sidomos shpëtimi u takon edhe atyre që besojnë në fetë abrahamike. Pavarësisht se hebrenjtë nuk e njohin rezusin si Krisht, ata vazhdojnë ta presin ardhjen e tij, myslimanët e njohin me emrin Isa, i biri i Mejremes, profet i zotit, vetëm se sipas tyre, lavdëria e tij do të shfaqet në ditën e kiametit”, tha ai.

Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit.

Fjala pashkë, do te thotë kalim, dhe për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në jetën e re të amshuar. Pashkët paraprihen nga një kohë parapërgatitore e agjërimit, që zgjat 40 ditë, që njihet si Kreshme.