Fjalë Kyçe

Nëntogeri i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë

Nëntogeri i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, njëherësh togeri Diar Statovci ka diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai ka diplomuar në mesin e 235 kadetëve britanik dhe ndërkombëtarë nga 27 vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili përmes një postimi në Facebook i ka uruar sukses të mëtutjeshëm në karrierën ushtarake.

“Pas suksesit në programin akademik tejet sfidues teorik e praktik të lidershipit ushtarak, Nëntoger Statovci do të kthehet për të marrë detyrën e komandantit të togut në njësitet tona”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Edhe një sukses i radhës së oficerëve tanë.

Në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar, në mesin e 235 kadetëve britanik dhe ndërkombëtarë nga 27 vende të ndryshme të Botës, diplomoi me sukses të lartë oficeri ynë, Nëntoger Diar Statovci

Pas suksesit në programin akademik tejet sfidues teorik e praktik të lidershipit ushtarak, Nëntoger Statovci do të kthehet për të marrë detyrën e komandantit të togut në njësitet tona.

Shumë urime Nëntoger Statovci dhe ju priftë e mbara në përgjegjësitë e reja dhe karrierën ushtarake!

Mirënjohje dhe falënderim i përhershëm për Mbretërinë e Bashkuar, popullin dhe forcat e armatosura të saj!