Beatrix Ramosaj ka surprizuar ndjekësit me ndryshimin drastik që ka bërë në look.
Përmes një Instastory këngëtarja shfaqet me flokët në ngjyrë të zezë, të prera shkurt.
Si duket ajo ka përdorur paruke duke mos hequr dorë nga flokët e gjatë.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka bërë me dije asgjë nëse ndryshimi ka të bëjë me ndonjë këngë të re. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, ajo solli këngën “Më shumë se ti”, një këngë që përflitet se i dedikohet ish partnerit të saj, Donald Veshaj.