Fjalë Kyçe

“Keni me ja pa sherrin”, ky është mesazhi i të miturve të cilët janë penduar për përdorimin e narkotikeve

“Keni me ja pa sherrin”, ky është mesazhi i të miturve të cilët janë penduar për përdorimin e narkotikeve

Të miturit që gjenden në Qendrën Korrektuese në Lipjan, u shprehen se janë të penduar për veprimet që i kanë bërë dhe kanë një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre që të mos i bëjnë gabimet e njëjta dhe të mos përdorin substanca narkotike.

“Ju kisha than që mos me mendu mi provu senet e këqija që i ndalon ligji edhe që krejt njerëzit thonë që nuk janë të mira se faktikisht tjerët e dinë i kanë kuptu të këqijat që ti bjen ajo edhe për qatë arsye nuk duhet me menu me provu kurrë”, u shpreh njeri nga të miturit.

I mituri tjetër, në emisionin “De Jure”, bëri thirrje që të rinjtë që kanë nisur të përdorin narkotik, t’i largojnë sa me parë, pasi siç shprehet ai “kanë me ja pa sherrin”.

“Kom me shtu që edhe një here po thom qeta që nuk ja kanë nis me pi ose që ja kanë nis me pi qetash si frik vallahin ma mirë ju bjen me lan se kanë me ja pa sherrin, kanë me ardh në burg e kur të vijnë ktu kanë me pa edhe vet qe nuk ja ka vlejë”, tha ai.

Edhe i mituri tjetër tha se narkotiket nuk janë të mirë për askënd dhe se tani e ka kuptuar se nuk ka qenë i mirë as për të.

“Me m’pas pyet pse ke pi kështu ju kisha thanë bile me përdorë s’bon ata s’ju kisha thanë, s’osht e mirë për juve po as për mu so e mirë ajo”, tha ai.

Ndërsa, i mituri tjerët që është në Qendrën Korrektuese në Lipjan, tha se përveç vetes dëm i shkakton edhe familjes e rrethit ku jeton.

“I kisha than mos e përdorin kurrë, e para se shkakton vetës dom mas pari, tani rrethit, tani familjes është shumë keq”, përfundoi ai.