Komuna e Prishtinës po synon t`i zhvendosë më brenda dy laurat tek hyrjet e Stacionit të Autobusëve.
Kjo gjë që do ta lironte zonën mes dy lagjeve Kalabria e Dardania për kalim të lirë që llogaritet se tash e një kohë janë të ndara mes vete.
Kryeqytetasit përkrahin një ide të tillë, meqë do t’i evitonte kolonat si dhe do t`ua shkurtonte rrugën drejt qendrës.
Veç për këto lagje, ky ndryshim ndikim pozitiv, një ekspert komunikacioni vlerëson se do të ketë edhe për pjesët tjera të qytetit.