Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të ketë reshje shiu dhe në viset malore edhe reshje bore, transmeton Reporteri.net.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-16 gradë Celsius.
Sipas njoftimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten të mira si rezultat i insolacionit dhe reshjeve të parashikuara”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.