Fjalë Kyçe

Sveçla jep detaje për aksionin e Antidrogës në veri: Janë sekuestruar mbi 2 mijë fije kanabis

Sveçla jep detaje për aksionin e Antidrogës në veri: Janë sekuestruar mbi 2 mijë fije kanabis

Sot është shkatërruar edhe një laboratori i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se janë arrestuar tre shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cënojnë jetën e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.