Fjalë Kyçe

Ngjarje e rëndë në Podujevë: Gjendet pa shenja jete një foshnje 6-muajshe

Ngjarje e rëndë në Podujevë: Gjendet pa shenja jete një foshnje 6-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa orësh në lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ku një fëmijë rreth 6 muajsh është gjetur pa shenja jete në një shtëpi.

Rreth orës 17:46, Policia fillimisht ka njoftuar se është gjetur një foshnje pa shenja jete në këtë lagje.

Më të dalë marrë informacionin, në vendin e ngjarjes ka dale Emergjenca dhe dy njësi tjera policore.

Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku nga ekipi i Emergjencës, posa ka dalë vendngjarje.

Sipas burimeve të Sinjalit, nëna e foshnjës nuk ka qenë ne gjendje te jap asnjë informacion për shkak te gjendjes shëndetësore- emocionale .

Nga ajo që dihet deri më tani është se fëmija është gjetur në shtëpi dhe i njëjti nuk vërehet se ka shenja të dhunës.

Lidhur me rastin, Sinjali mëson se është informuar prokurori dhe kanë nisur hetimet.