Deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci tha se institucionet e Kosovës e kanë treguar veten duke ndaluar që zgjedhjet serbe të mbahen në Kosovë.
Ai shtoi se kryesore është që të mos lejohet që sovraniteti i vendit të shkelet.
Tutje, deputeti Bajqinovci theksoi se ka informacione që është duke u punuar për çështjen e pagesës së rrymës në veri.
Sipas tij, faturimi do të paguhet nga banorët lokal, teksa shtoi se rryma nuk do të merret nga Serbia.
“Kam informacione shumë që është kah punohet për faturimin në veri…unë po them që është faturimi do të paguhet nga banorët lokalë…Unë po ju them me plot përgjegjësi që është e pavërtetë që do të ketë rrymë nga Serbia, për serbët e veriut. Kjo është e pavërtetë dhe e di sigurt”, shtoi Bajqinovci në TëVë 1.