Të mërkurën, sot, gjatë gjithë ditës pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin rreth 5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
Në viset malore pritet të ketë shi me borë.