Fjalë Kyçe

Edhe Kurti shkon në SHBA javën e ardhshme, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Albright

Edhe Kurti shkon në SHBA javën e ardhshme, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Albright

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në varrimin e ish-sekretares amerikane të shtetit, Albright.

Nga Qeveria kanë konfirmuar për mediat se Kurti do të udhëtojë drejt SHBA-së gjatë javës së ardhshme.

Drejt ShBA-së në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani po ashtu  do të marrë pjesë në varrimin e mikes së madhe të shqiptarëve, ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Nga Zyra e Presidentes kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se me ftesë së familjes Albright, presidentja Osmani do të udhëtojë për SHBA në fillim të javës që vjen, për të marrë pjesë në varrim të ish-Sekretares Albright.

“Gjatë qëndrimit në SHBA presidentja Osmani do të ketë edhe disa takime të tjera”, kanë thënë nga Presidenca për Reporteri.net.

Osmani dhe Kurti ditë më parë kishin paralajmëruar vizitë në SHBA gjatë muajit prill dhe maj.