Fjalë Kyçe

Hoti insiston në rritje të pagës minimale dhe tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Hoti insiston në rritje të pagës minimale dhe tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka publikuar në Facebook, një grafikon të çmimeve të disa produkteve esenciale.

Në këtë grafikon krahasohen shpenzimet e këtyre produkteve në vitin mars 2021 dhe mars 2022.

Hoti ka shkruar se pikërisht kjo është arsyeja pse duhet urgjentisht të zbatohen masat, të cilat LDK i ka propozuar kur filloi të shfaqët kriza.

Postimi i plotë:

Kjo është arsyeja (siç shihet në tabelë) pse duhet urgjentisht të zbatohen masat, të cilat i kemi propozuar kur filloi të shfaqet kriza:

1. Të mos rritet çmimi i energjisë,

2. Të indeksohen përfitimet pensionale dhe sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike,

3. Të rriten subvencionet në bujqësi,

4. Të rritet paga minimale,

5. Të konsiderihet tërheqja e një shume të kursimeve pensionale.