Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë, Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se nesër do të zhvillohet një raund i ri në nivel të kryenegociatorëve për çështjen e targave.
Përmes një postim në Twitter, ai ka bërë me dije se sot është mbajtur takimi i fundit mes grupeve punuese për targa para afatit të fundit që është më 21 prill.
“Ekspertët nga Kosova dhe Serbia sot janë takuar për herë të fundit në GP për targa para afatit të fundit më 21 prill. Me punën e tyre ata përgatitën nesër diskutimet e kryenegociatorëve. Tani i takon Kryenegociatorët të gjejnë një marrëveshje për rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.
Today, experts from Kosovo and Serbia met for the last time in the WG on licence plates ahead of the deadline on 21 April. With their work, they prepared the discussions of Chief Negotiators tomorrow. It’s now up to the Chief Negotiators to find an agreement on the way forward.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 20, 2022