Fjalë Kyçe

U përmend në raportin e “Freedom House”, reagon Ramush Haradinaj

U përmend në raportin e “Freedom House”, reagon Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi në Raportin e Freedom House për vitin 2022, ai dhe ish-presidenti Thaçi përmenden si figura të mëdha politike në Kosovë që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri shkruan se ka punuar dhe vazhdon të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracisë.

“Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë. Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje.”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im.

Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje.