Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se inicimi për hetimin e rastit nga Prokuroria për 3 zyrtarët e IT-së, është bërë me kërkesë të ShSKUK-së, bazuar në raportin e Auditorit të Brendshëm të ShSKUK-së.
Në lidhje me ngritjen e aktakuzës për tre zyrtarë të IT-së, nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ShSKUK ka ofruar bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Kosovës të cilët i falënderon për bashkëpunim.
ShSKUK thotë se mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar çdo keqpërdorim nga kushdo qoftë.