Fjalë Kyçe

Arsenali fiton trillerin ndaj Chelseat dhe bën një hap të madh në garën për top-katërshe

Arsenali fiton trillerin ndaj Chelseat dhe bën një hap të madh në garën për top-katërshe

Arsenali e ka mposhtur Chelsean në Stamford Bridge (4-2), në sfidën në të cilën u shënuan gjashtë gola, duke bërë një hap të rëndësishëm në garën për katër pozitat e para në tabelë.

Zhvillohej minuta e 13-të kur falë një gabimi të vendasve, Eddie Nketiah e zhbllokoi rezultatin duke shënuar për epërsinë e Topçinjve.

Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi që Timo Werner krijoi hapësirë pranë zonës dhe goditi për t’i barazuar shifrat (17’).

Vizitorët e rikthyen epërsinë me golin e Emile Smith Rowe, i cili pranoi një asistim nga Martin Odegaard dhe realizoi (27’).

Nuk mungoi reagimi i serishëm i Bluve, të cilët shënuan me anë të Cesar Azpilicuetas, i cili u asistua nga Mason Mount. Me rezultat të barabartë (2-2), skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Eddie Nketiah shfrytëzoi një top të kthyer brenda zonës dhe depërtoi për ta realizuar golin e epërsisë (57’), përcjell telegrafi.

Në minutat shtesës u akordua penallti në favor të Topçinjve, të cilën e konvertoi në gol Bukayo Saka (90’+2) për ta konfirmuar fitoren.

Arsenali mbetet në vend të pestë në tabelë, mirëpo ka pikë të barabarta me Tottenham Hotspur (nga 57), ndërsa Chelsea qëndron në vend të tretë me 62 pikë.