Fjalë Kyçe

Policia në Skenderaj identifikon 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia në Skenderaj identifikon 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj ka realizuar një bastisje ku janë janë gjetur 120 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.

Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e dyshuar hetuesit policor kanë identifikuar një person të dyshuar.

“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e gjetura të merren autoritetet doganore.”, thuhet në njoftimin e policisë.