Fjalë Kyçe

Morën paga pa dalë në punë, prangosen katër zyrtarëve të komunës së Novobërdës

Morën paga pa dalë në punë, prangosen katër zyrtarëve të komunës së Novobërdës

Katër zyrtarë të komunës së Novobërdës janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar.

Të njëjtit dyshohen që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13 mijë euro pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Novobërdës në shumën e lartcekur.

Të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.