Fjalë Kyçe

Presidenti i Letonisë pas vizitës në Kosovë publikon foto me Osmanin, Kurtin e Konjufcën, i quan liderë frymëzues

Presidenti i Letonisë pas vizitës në Kosovë publikon foto me Osmanin, Kurtin e Konjufcën, i quan liderë frymëzues

Presidenti i Letonisë, Egils Levits ka publikuar një fotografi në “Twitter” me krerët e shtetit të Kosovës, kryeparlametnarin Glauk Konjufca, presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

“Së bashku me tre liderët frymëzues të #Kosovës në vizitën e parë të një presidenti të Letonisë në Kosovë. Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët në #Evropë të tërë, të lirë dhe të sigurt”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Levits gjatë vizitës së djeshme deklaroi se shteti i tij e mbështetë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në një konferencë për media bashkë me Vjosa Osmanin, presidenti letonez tutje tha se ‘Kosova i përket Evropës’.

“Është e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkomnëtare e forume, po e përmendi këtu Këshillin e Evropës. Ne do ta mirëprisnim aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova i përket familjes së Këshillit të Evropës. Sa i përket BE-së, Letonia është duke e mbështetur Kosovën në liberalizimin e vizave. Tani nuk ka pengesa të arsyeshme që Kosovës të mos i jepet liberalizimi. E çmojmë shumë se si Kosova e arriti luftimin e korrupsionit duke u bazuar në masa të ndryshme të sundimit të ligjit”, tha ai.