Fjalë Kyçe

18 raste të reja me koronavirus në Kosovë

18 raste të reja me koronavirus në Kosovë

18 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa është njoftuar për shërimin e 23 personave.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.322 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 689 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382.

Në total numri i rasteve aktive është 433.