Fjalë Kyçe

Petkoviq paralajmëron vizitë dyditore në Kosovë

Petkoviq paralajmëron vizitë dyditore në Kosovë

Drejtori i të ashquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka njoftuar se do të qëndrojë dy ditë për vizitë në Kosovë me rastin e Pashkëve Ortodokse.

Përmes një postimi në Facebook, Petkoviq ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Liturgjinë e Pashkëve sonte në mesnatë në manastirin e Banjskës në Zveçan.

Petkoviq dhe Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije do të marrin pjesë në festimet e Pashkëve me fëmijë dhe banorë të fshatit Banje dhe Syriganë të komunës së Skenderajt.