Fjalë Kyçe

Zëdhënësi i LVV-së komenton raportimet e mediave sllovene për ambasadorin Berishaj

Zëdhënësi i LVV-së komenton raportimet e mediave sllovene për ambasadorin Berishaj

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka komentuar raportimet e mediave sllovene lidhur me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin dyshohet se ka transferuar një shumë të parave tek një kompani private në Mal të Zi.

Manxhuka në reagimin e tij thotë që për shkak se ka jetuar një kohë në Slloveni, ndjek zhvillimet në këtë shtet.

Sipas Manxhukës “asnjë medium serioz në Slloveni nuk e cituar publikimin e storjes ku përfshihet edhe ambasadori Berishaj.

Ai ka bërë lidhje të këtij raportimi me garën politike në Slloveni.

“Aktualisht gara kryesore po zhvillohet mes subjektit të ri ‘Lëvizja për Liri’ të Robert Golob dhe kryeministrit aktual Janez Jansha. Aktualisht në të gjitha matjet prin Golob, madje me këtë lidhet i gjithë sikleti i kinse aferës. Një fakt edhe më interesant bëhet që pothuajse asnjë medium serioz nuk e ka cituar publikimin e asaj ‘afere’ pos ‘TV Planet’ me pronar hungarez, për të cilin në Slloveni flitet për afërsinë e tij me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban”, ka shkruar Manxhuka.

Postimi i plotë:

Edhe për faktin që kam jetuar një kohë në Slloveni gjithnjë ndjek zhvillimet politike atje. Dje ishte përballja e fundit e kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 24 prillit 2022.

Aktualisht gara kryesore po zhvillohet mes subjektit të ri ‘Lëvizja për Liri’ të Robert Golob dhe kryeministrit aktual Janez Jansha. Aktualisht në të gjitha matjet prin Golob, madje me këtë lidhet i gjithë sikleti i kinse aferës. Një fakt edhe më interesant bëhet që pothuajse asnjë medium serioz nuk e ka cituar publikimin e asaj ‘afere’ pos TV Planet me pronar hungarez, për të cilin në Slloveni flitet për afërsinë e tij me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.

Dje, të gjitha subjektet e mëdha në Slloveni kanë mbajtur konferencë për media me ku deklaruan se do të bashkëpunojnë së bashku dhe asnjëri nuk do të bëjë koalicion me Janez Jansen, që ata e sulmojnë si autocrat, madje në debatin e fundit mbrëmë Luka Mesec nga partia ‘Levica’ theksoi që Jansha krahas Kim Yong e ka futur Slloveninë në linjë me Korenë e Veriut që nuk i uroi për kohë të gjatë fitoren Biden-it në ShBA. Në Slloveni tashmë ka një konsensus për keqorientimin e Janshës me liderët autokrat.

Mbajmë mend kur portali slloven ‘Necenzurirano’ nxori dokumentin e idesë së të ashtuquajturit ‘Shkëmbim Territorial’ apo ndarjes së Kosovës ku theksohej iniciativa e Janshës në këtë drejtim në ndihmë të liderëve e ish-liderëve të Kosovës e Serbisë.

Të gjithë ata që kuptojnë sllovenisht në linqet më poshtë gjejnë konferencën e Robert Golob pas prentendimeve nga media të Janshës, ndërkohë po ashtu gjeni më poshtë konferencën e përbashkët anti-Jansha të subjekteve kryesore në Slloveni.
https://www.24ur.com/…/golob-o-svojem-premozenju.html
https://www.24ur.com/…/opozicijske-stranke-bodo-pred…
Po ashtu, kompania GEN-I sllovene që ka përfaqësi në gjithë Evropën nuk ka asnjë lidhje me kompaninë serbe GENEX.