Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar për krijimin e kolonave të mëdha në Prishtinë, për shkak të testimit të qarkores njëdrejtimshme.
Përmes një postimi në Facebook, Bjaqinovci tha se nuk e mban mend që ndonjëherë është bërë kjo bllokadë e rrugëve gjatë vikendeve në Prishtinë.
“Kolona të gjata sot janë krijuar në rrugët e kryeqytetit për shkak të testimit të qarkores njëdrejtimshme nga komuna e Prishtinës. Gjatë ditëve të punës kur në Prishtinë qarkullojnë vetura nga komunat tjera do të kollapson komplet trafiku.Jam lindur e rritur në Prishtinë dhe nuk e mbaj në mend këtë bllokadë të rrugëve gjatë vikendeve në kryeqytet.”, ka shkruar ai.