Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku kryetari i Prishtinës, Përparim Rama shihet teksa lëvizë me biçikletë.
Kësaj foto ai ka bashkangjitur edhe mbishkrimin “Prishtina e biçikletës”.
Ndryshe Komuna e Prishtinës mori vendim që gjatë vikendit ta testojë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.