Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të diel në Kukës, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar i ngjarjes.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në fshatin Shtiqen, ku shtetasi E. M., 56 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin F. A., 46 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas është larguar me automjet.
Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur autori. I plagosuri shtetasi F. A., ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën./a2cnn