Që nga data 22 prill, një pacient i Klinikës së Psikiatrisë në Prishtinë, është zhdukur.
Lajmin në polici e ka lajmëruar motra e viktimës.
Ajo ka bërë me dije për policinë se vëllai i saj, i cili ka qenë i shtrirë në këtë klinikë, është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Rasti është duke u hetuar.