Fjalë Kyçe

Mjekët “e rastit” shpëtuan gruan që ishte në prag vdekjeje

Mjekët “e rastit” shpëtuan gruan që ishte në prag vdekjeje

Është një vend me natyrë të bukur dhe ajër të pastër. Andaj edhe shumë qytetarë të Pejës i frekuentojnë shpesh këto shpati, dikush në këmbë e dikush me biçikletë.

Këtë të fundit e zgjodhi një grua 55-vjeçare të dielën, e cila arriti deri në kilometrin e 8-të të Grykës së Rugovës, por pak sa nuk i kushtoi më jetë, nëse nuk do ta kishin hasur dy vëllezërit mjekë,

Krenar e Korab Berisha.

Edhe pas këndelljes gruaja nuk e dinte se çfarë i kishte ndodhur.

Por, veprimi i vëllezërve Berisha ishte jetik për gruan.