Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha ka thënë se vota e ambasadorit kosovar në Francë është skandal.
Berisha në T7 se ambasadori Mehi Halimi nuk është dashur të dalë në votim në Francë.
Të dielën është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, ndërsa Halimi postoi foto në rrjete sociale duke votuar e ku bënte thirrje që kosovarët me shtetësi të dyfishtë të shfrytëzonin të drejtën e votës.
Berisha ka thënë se ai duhet të jap dorëheqje.
“Po të isha president. Do ta shkarkoja ambasadorin e Kosovës në Francë. Ndërsa Berishajn do të thirrja për konsultime”, tha ai.
Berisha ka vlerësuar paraqitjen e presidentes pas zbulimit të skandalit të ambasadorit kosovar Martin Berishaj.
“Presidentja tregoi se e përfaqëson vendin. Tha se i beson ambasadorit tonë atje”, shtoi ai.