Një aksident ka ndodhur sot në oborrin e një shtëpie në Dubravë të Kaçanikut, ku një person ka lëvizur mbrapa nga pakujdesia dhe ka goditur mbesën e tij, e cila ishte në oborr duke lozur.
Për shkak të lëndimeve, fëmija është dërguar fillimisht në QKMF-në e Kaçanikut e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim të mëtutjeshëm.
Sipas mjekëve, fëmija është jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që me urdhër të prokurores rasti shkon në procedurë të rregullt./sinjali