Në fshatin Babimoc të Obliqit janë vizatuar grafite, më saktësisht shkronja “Z”, që ndryshe njihet si simbol i ushtrisë ruse.
Simboli “Z” është vizatuar në asfaltin e fshatit dhe në dyert e shtëpive të blera nga shqiptarët në atë zonë.
Rasti madje është lajmëruar edhe në polici, raporton Indeksonline.
Kjo nuk është hera e parë që simbole të tilla janë bërë në territorin e Republikës së Kosovës.
Para disa javësh, simbole të tilla janë hasur edhe në veri të vednit, si dhe në një objekt fetar në Fushë Kosovë.
Me simbolin “Z”, ushtria ruse është indetifikuar që nga fillimi i invazionit të saj në Ukrainë.