Fjalë Kyçe

Pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në segmentin Suharekë-Duhël, në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Reporteri.net.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë marrë lëndime trupore pas këtij aksidenti në kilometrin e 33-të.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Në media janë publikuar edhe pamjet nga aksidenti i rëndë ku njëra nga veturat ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.