Fjalë Kyçe

Si dhurohej gjak vullnetarisht për ushtarët e UÇK-së në malet e Kosmaqit

Si dhurohej gjak vullnetarisht për ushtarët e UÇK-së në malet e Kosmaqit

Është bërë publike një video ku një grup prej 60 personash të plagosur evakuoheshin nga Lugina e Baincës drejt Vuçakut, më 9 prill të vitit 1999.

Në video shihet se ata shoqëroheshin nga mjek dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Gazeta Insajderi.

Derisa bëhej bartja e të plagosurve në fshat dëgjohen edhe bombardime të lehta. Kurse në anën tjetër dhurohej gjak vullnetarisht për të plagosurit.

Kurse në këtë video po ashtu shihet një person nën përkujdesen e tre personave, të armatosur ku ju shihet edhe emblema e UÇK-së, ku njëri prej tyre është edhe mjek përkujdesen për personin i cili dhuron gjak.

Personi i cili dhuron gjak, quhet Naim Bazaj, mirëpo nuk dihet nëse është ish-anëtari i PDK-së apo jo. Gazeta Insajderi ka provuar të kontakojë me atë për ta konfirmuar nëse bëhet fjaël për të, mirëpo ka qenë i pa qasshëm.

Në video, ai thotë se do të jap gjak aq sa ka mundësi. “Sa t’kam mundësi”, thotë ai. /Insajderi.com

Më poshtë mund të shihni pamjet: