Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Varosh të Ferizajt.
Aty hajdutët depërtuan në shtëpitë e vëllezërve Heta ku morën hiç më pak se 12 mijë euro.
Atë kohë asnjë anëtarë i familjes nuk gjendej në shtëpi, derisa të njëjtit dyshojnë se dikush i përcolli kur shkuan mysafir për iftar.
Me rastin po merret edhe policia që tashmë ka filluar hetimet.