Pas të shtënave me armë në Klinë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Sinjali mëson se personi që u vra sonte është Fazli Gashi, 23 vjeç nga fshati Gollubovc i Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, i cili njoftoi se njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.
Sipas burimeve të Sinjalit viktimat kanë qenë për iftar në restorant me familje, kur u përballën me të dyshuarit.
Personat që dyshohen se i gjuajtën vëllezërit i pritën ata në parking të restorantit, ku eskaloi situata.