Një vrasje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Klinën, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur nga një gjuajtje me armë.
Ndërkohë, në media kanë filluar të publikohen fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet toka e mbuluar me gjak.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.