Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Klinë, ku në afërsi të një restoranti u vra 23-vjeçari Fazli Hoxha dhe u plagosën dy vëllezërit e tij.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se sipas informatave të para motivi për vrasjen e 23-vjeçarit dyshohet se është hakmarrja për një incident të mëhershëm në Itali.
Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë, që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.
Siç mëson Sinjali, njëri nga vëllezërit e 23-vjeçarit është plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri është plagosur me lopatë në kokë. Sipas burimeve viktimat kanë qenë për iftar në restorant me familje, kur u përballën me të dyshuarit.