Fjalë Kyçe

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Chollet pas takimit me Kurtin: Përparimi në dialogun me Serbinë, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Chollet pas takimit me Kurtin: Përparimi në dialogun me Serbinë, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Chollet në një postim në Twitter ka thënë se gjatë takimit me Kurtin ritheksoi përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Më vjen mirë të shoh kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderoi atë për pritjen e afganëve dhe ritheksoi përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, shkruan Chollet.

Për takimin me këshilltarin amerikan ka shkruar edhe kryeministri Albin Kurti.

“I nderuar për ftesën nga këshilltari amerikan në Departamentin e shtetit, Chollet për takimin tonë të parë personal. Presim vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, shkruan Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1520305957896663041?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1520305957896663041%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkeshilltari-departamentit-te-shtetit-chollet-pas-takimit-kurtin-perparimi-ne-dialogun-serbine-celesi-per-te-ardhmen-evropiane-te-kosoves%2F