Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se është bërë një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashur të sjell në Kuvend Ligjin e Pagave.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se mbi 80 mijë zyrtarë janë në pritje të këtij ligji.
“Është bërë një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashtur të sjell në Kuvend Ligjin e Pagave, kjo tashmë është shtyrja e tretë brenda një viti qeverisës. Sot, mbi 80 mijë zyrtarë publikë, krejtësisht në mjegull e paqartësi me të drejtë pyesin, a është kjo pazotësi, apo mashtrim i radhës?
Jeni vonuar shumë, na duhet menjëherë përgjigjje, KU ËSHTË LIGJI DHE KUR DO TË MIRATOHET?”, ka shkruar ai.