Fjalë Kyçe

Vendimi për pronat e AKP-së, Ramosaj: Kryeministër, qyqan vendim paske marrë

Vendimi për pronat e AKP-së, Ramosaj: Kryeministër, qyqan vendim paske marrë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimet e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave.

Sipas tij, ndër vendimet më të mira që janë marr ndonjëherë për komunat, është ai i Qeverisë Haradinaj për dhënien e pronave komunave, të cilat prona administroheshin nga AKP.

Postimi i plotë:

Kryeministër Albin! Qyqan vendim paske marr!

Ndër vendimet më të mira që janë marr ndonjëherë për komunat, është vendimi i qeverisë Haradinaj, për dhënien e pronave komunave, të cilat prona administroheshin nga APK.

Vendimi në fjalë i 2019, nxjerrur nga qeveria Haradinaj në atë kohë, konkretisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i ka lehtësuar komunat që nuk kanë prona komunale, duke krijuar një standard të ri të zhvillimit ekonomik dhe mundësinë e realizimit të interesit publik të shprehur nga komunat, në këtë rast nga Komuna e Deçanit.