Fjalë Kyçe

Vdes një burrë në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë

Vdes një burrë në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë

Një burrë ka vdekur në një aksident të shtunën në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i Policisë bëhet e ditur se deri te aksidenti ka ardhur kur një i dyshuar derisa ishte duke drejtuar automjetin, për arsye të panjohura ka dalë në shiritin e kundërt dhe e ka goditur veturën të cilën po e drejtonte viktima.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit viktima është dërguar në Qendrën emergjente të Gjilanit pa shenje jete.

“Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. I dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim .