Fjalë Kyçe

Tahiri 1 Majin ua dedikon punëtorëve të sektorit privat, përmend padrejtësitë që u bëhen atyre

Tahiri 1 Majin ua dedikon punëtorëve të sektorit privat, përmend padrejtësitë që u bëhen atyre

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri për 1 Maj, u ka dedikuar vlerësim të lartë punëtorëve të sektorit privat.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Tahiri ka thënë se shumica e punëtorëve në sektorin privat sot punojnë pa kontrata.

“Përderisa secili punëtor në sektorin publik sot i ka marrë 100 euro, të gjithë punëtorët e sektorit privat duhet të presin, të regjistrohen të verifikohen për një ndihmë shumë të vogël, ky proces ka mund të ndodh para feste! Shumica e punëtorëve në sektorin privat sot punojnë pa kontrata. Një numër i madh i tyre janë të nënvlerësuar në paga, dhe mbi të gjitha, nuk kanë siguri në kontratën e tyre.”, ka shkruar ai.

Tutje, Tahiri është zotuar që në Kuvend të Kosovës do të ngriti çështje që lidhen me punëtorët.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në shënim të 1 Majit, sot do të doja t’ua dedikoj një vlerësim të lartë të gjithë atyre punëtorëve që janë të punësuar në sektorin privat.

Disi për vite me radhë, të gjithë ne që kemi qenë në sektorin publik, kemi heshtur ndaj shumë padrejtësive, të cilat kanë ndodhur, e në veçanti po ndodhin tani.

Përderisa secili punëtor në sektorin publik sot i ka marrë 100 euro, të gjithë punëtorët e sektorit privat duhet të presin, të regjistrohen të verifikohen për një ndihmë shumë të vogël, ky proces ka mund të ndodh para feste!

Shumica e punëtorëve në sektorin privat sot punojnë pa kontrata. Një numër i madh i tyre janë të nënvlerësuar në paga, dhe mbi të gjitha, nuk kanë siguri në kontratën e tyre.

Në këtë ditë, jam me ju dhe në këtë ditë zotohem që në Kuvend të Kosovës do të ngriti çështje që lidhen me ju.