Një person ka mbetur i lënduar rëndë nga goditjet me shkop dhe thikë, që i ka marrë të dielën nga dy persona në Gjakovë.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për trajtim dhe sipas mjekut kujdestar, është jashtë rrezikut për jetë, ka njoftuar policia të hënën.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në orët e para të 1 majit.