Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodh në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në mesditën e së hënës.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai njoftoi se aksidenti ndodhi në fshatin Stanovc, ndërsa të përfshira ishin dy automjete.