Fjalë Kyçe

Konfirmon policia, dy persona humbën jetën dhe tre të lënduar nga aksidenti në Drenas

Konfirmon policia, dy persona humbën jetën dhe tre të lënduar nga aksidenti në Drenas

Dy persona kanë vdekur nga një aksident në fshatin Gllobar të Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci tha se rreth orës 14:00 kishin pranuar informata për aksidentin fatal.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, tha ai per express.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.