Fjalë Kyçe

Vdekja e 26-vjeçarit në Suharekë, reagon kryetari i komunës

Vdekja e 26-vjeçarit në Suharekë, reagon kryetari i komunës

26 vjecari, Faton Haxhaj, nga fshati Greikoc i Suharekës ka vdekur. Ai dyshohet se ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Haxhaj.

Ai tha se duhet të gjejnë forcë për të tejkaluar dhimbjen.

“Fatoni është prej atyne djemve të rrallë, që ua kam admiru energjinë për jetën.

E kam pa më veçantë natyrisht, sepse ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Ditë të vështira po përjetojmë. Megjithate duhet ta gjejmë forcën që ta tejkalojmë dhimbjen.

Ngushllime Familjes Haxhaj”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.