Fjalë Kyçe

Këta janë dy të rijntë që u plagosën nga polici në Mramor

Këta janë dy të rijntë që u plagosën nga polici në Mramor

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në Mramor të Prishtinës, afërsi të liqenit të Badovcit, para dy ditësh.

Burime të Indeksonline bëjën të ditur se bëhet fjalë për Y.F dhe F.R. Të plagosurit nga ky rast ishin dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Kurse, i dyshuari për plagosje në këtë rast është një zyrtar i Policisë së Kosovës. Bëhet fjalë për zyrtarin e policisë me emrin Shefit Emini nga Stacioni Policor i Fushë Kosovës.

Polici dyshohet se i qëlloi me armë zjarri gjersa ishte në lëvizje me motoçikletë.

Avokati i njërit nga të plagosurit, Asdren Hoxha, është prononcuar lidhur me rastin duke treguar versionin e tij se si ka ndodhur në tërësi ngjarja.
Hoxha tha se zyrtari policor, jasht detyre, në gjendje të dehur ka përdorur armën zyrtare, ka ngacmuar viktimat në fjalë , për të treguar “të fortin” para një grupi vajzash.