Fjalë Kyçe

Eksperti i komunikacionit tregon cili është shkaktari i numrit të madh të aksidenteve

Eksperti i komunikacionit tregon cili është shkaktari i numrit të madh të aksidenteve

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka treguar disa nga shkaktarët kryesor të aksidenteve në komunikacion.

Ahmeti ka thënë se zakonisht numërohen tre faktorë kryesor se pse ndodhin aksidentet në trafik.

Ne zakonisht i numërojmë tre shkaktarë: njeriu, automjeti dhe rruga. Por dje iu ka shtuar edhe faktori incident. Faktori incident ne i themi shiut të papritur ose terë ditor, pastaj rrezet e dritës që bien në sy, pastaj dalja e kafshës në rrugë qoftë shtëpiake apo e egër e kështu me radhë. Ky quhet faktori incident që nuk është i përhershëm”, ka thënë ai.

Ai përmendi se në Kosovë ndër problemet kryesore është mosrespejktiomi i kufizimit të shpejtësisë.

“Kur është moti i keq ata zakonisht futen brenda automobilave dhe nuk dalin, gjë që rezultoi edhe dje gjithandej e pashë që ndodh kjo. Problematika kryesore tek ne në Kosovë në aksidentet në komunikacion është mosrespektimi i kufizimit te shpejtësisë, mosdhënia e përparësisë së kalimit, shpeshherë me dije e pa dije dhe rastet tjera që janë prezent. Dëshira për ngasje të shpejtë është gjithmonë tek dikush atraksion, te dikush me mrri sa më herët e tek dikush prej mendjemadhësisë apo pasionit”, deklaroi ai në T7.

Në ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 68 aksdidente në rrugët e Kosovës.