Fjalë Kyçe

Do njeriun dhe jo gjininë, rrëfimi i shqiptarit në Amerikë: Jam panseksual!

Do njeriun dhe jo gjininë, rrëfimi i shqiptarit në Amerikë: Jam panseksual!

Ari Zeneli ishte pjesë e “Ftesë në 5” ku zbuloi për herë të parë orientimin e tij seksual.

Ai pranoi se është panseksual, pra një njeri që dashurohet me karakterin e një personi tjetër pa dallim gjinie.

30 vjeçari zgjodhi ta bënte për herë të parë këtë rrëfim edhe për prindërit e tij.

Sipas tij, këta të fundit do e mirëkuptojnë dhe do e përkrahin.

Ari zbuloi se marrëdhënia e tij e parë ka qenë me një grua, por më pas ka patur marrëdhënie edhe me burra.

I pyetur nga Bieta ai tha se do dëshironte të krijonte familje e të kishte fëmijë, qoftë biologjikë ose të birësuar.