Ish-ministri i Transportit Fatmir Limaj, ka folur për kohën sa ishte pjesë e ekzekutivit.
Ai tha se kur e mori detyrë si Ministër, Kosova kishte vetëm 1400 km rrugë të asfaltuara.
“Për shumëkënd kanë qenë të papritura ato rezultate. Diku 1200 km rrugë janë ndërtuar në Kosovë për dy vjet ndërsa Kosovën kur e kam marrë unë më 2008 Ministrinë, prej kohës së Titos, prej 44’ës e deri më 2007 Kosova i ka pasur 1400 km rrugë të asfaltuara”, tha Limaj në t7.
“Krejt çka ke pa asfalt në Kosovë prej 44 e deri më 2007 kanë qenë 1400 km. Mundem me gabuar me 100-200 metra por krejt Kosova kaq ka pasur rrugë të asfaltuara”, shtoi ai.